Gjilani afron sulmuesin e njohur shqiptar, tjetër goditje për futbollin kosovar

ValaSuperliga e Kosovës bën një tjetër goditje të befasishme. Sulmuesi Vilfor Hysa transferohet në kampionatin kosovar të futbollit. Shtatshkurtri është futbollisti më i ri i ekipit të Gjilanit. Klubi i kuq e zyrtarizoi para pak minutash.

Hysa ka një eksperiencë të madhe në Shqipëri, pasi ka luajtur në Superiore, por dhe në Kategorinë e Parë. Ai ka veshur fanellën e Tiranës, Teutës, Vllaznisë, Laçit, Flamurtarit, Kastriotit, Kukësit dhe Kamzës. Më pas, futbollisti synoi një eksperiencë në Itali me ekipin modest të Grosetos, përfundoi në Maltë te skuadra e Lija Atletik, ndërsa tani rikthehet në futbollin shqiptar.

Gjilani arrin një goditje të mirë, pasi futbollisti 28-vjeçar ka goxha eksperiencë dhe ka luajtur në nivele të larta në kampionatin tonë. Duke parë diferencat me futbollin kosovar, lojtari mund të përshtatet mjaft mirë. Kampionati kosovar i futbollit po merr një zhvillim të madh, pasi po afron lojtarë me eksperincë nga Superiorja shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *