Gjesti fisnik i Romës, kurora në memorialin e Hillsborough në Liverpul

0

Skuadra dhe stafi drejtues i Romës ka vendosur kurora në memorialin e Hillsborough në Anfield, para sfidës së sotme kundër Liverpulit.

Tragjedia e Hillsborough më 15 prill 1989 u mori jetën 96 tifozëve të Liverpulit, para një takimi për gjysmëfinalet e Kupës FA. Edhe tifozët e Liverpulit zhvilluan homazhe dy javë më parë, në përvjetorin e ngjarjes së hidhur.

Tani Roma, e udhëhequr nga kapiteni De Rosi, por edhe Françesko Toti, ka nderuar kujtimin e viktimave duke vendosur një kurorë që përmbante një letër me një mesazh për ata tifozë që humbën jetën tre dekada më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here