Gjermani spektakolare, edhe Anglia pret biletën për në Rusi

0

Me një paraqitje perfekte, Gjermania ka fituar 3-1 në Irlandën e Veriut dhe ka siguruar para kohe kualifikimin për në Kupën e Botës, diçka e pritshme prej kohësh, dulke parë ritmin e çmendur gjerman: 9 fitore në 9 ndeshje, golaverazh 38-3!

Sot suksesi u gatua nga Bajerni, sepse Rudi shënoi që në minutën e dytë pas një pasimi nga Kimish, ndërsa Vagner dyfishoi në minutën e 21-të pas pasimit nga Tomas Myler.

Në fundin e takimit Xhoshua Kimish gjeti edhe golin e tretë për kampionët e botës, ndërsa në shtesë Magenis shënoi golin e nderit për Irlandën e Veriut, që gjithsesi është në play-off.

Ndërkaq, Herri Kejn i dha fitoren 1-0 në shtesë Anglisë, në një ndeshje mediokre ndaj Sllovenisë në “Wembley”. Shumë pak emocione, me anglezët që edhe me barazim shkonin në Rusi, por në shtesë Kejn konfirmoi se është në formë të jashtëzakonshme, duke gjetur golin vendimtar, që ka djegur edhe Slloveninë, tashmë pa shanse për një vend në play-off.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image