Gega: Nuk do e pranoja çmimin nëse nuk do të ishte i rregullt

Në rrjetet sociale qarkulloi një video e cila bëri shumë bujë, ku pas maratonës së Tiranës, ishte një atlete nga Kenia e cila pretendonte me zë e figurë se ajo kishte dalë e para. Gjithsesi, në fund medaljen dhe çekun e vendit të parë e mori atletja shqiptare Luzia Gega.

Akuzat ishin të shumta në rrjetet sociale sidomos, aq sa Gega ka vendosur që të sqarojë gjithçka përmes një postimi në faqen e saj.Atletja kërkon më shumë respekt, por paraqet dhe një foto ku ndodhen kohët e sportistëve që morën pjesë në Maratonë. Vetë Luiza thekson se nuk do e kishte pranuar në asnjë mënyrë atë cemin nëse nuk do të ishte sipas rregullave.

“Kjo është dhe lista e kohës përfundimtare e atleteve. Mos i shpërfytyroni gjërat sipas qejfit. Kurrë nuk do ta kisha pranuar atë çmim nëse s’do ishte i rregullt dhe do të doja që të kisha urimet tuaja po me kaq zell sa shprehni dhe mllefin kur unë dal kampione Mesdheu, nën-kampione Europe etj. Emrin tim nuk do njolloset kurrë se disa kokrra (që nuk kanë ditur kurrë të më urojnë) presin gjënë më të vogël për të sulmuar. Unë ka vite që emrin tim e kam ngritur me pasion e sakrificë për atë që bëj dhe jo në Shqipëri, por nëpër Botë. Nuk do lejoj kurrë ta njollosja emrin për një garë të tillë. Dhe një herë faleminderit të gjithë ato që më përkrahin që sigurisht që janë të shumtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *