Gatuzo nuk ka keqardhje: Nëse të mund një rival superior…

Një humbje, e para pas shumë kohësh, natyrisht që dhemb, por kur të mund një rival më i fortë dhe me më shumë eksperiencë, është e kotë të qash. Ky është në thelb mendimi i Xhenaro Gatuzos, me trajnerin e Milanit që e analizoi qetësisht humbjen kundër Arsenalit: “Vuajtëm, bëmë shumë gabime. Arsenali u tregua superior, por duhet të shohim përpara, kemi ndeshjen me Xhenoan në fundjavë. Arsenali kishte disa probleme, por ka edhe shumë cilësi dhe kjo nuk blihet në supermarket. Eksperienca? Kush luan futboll e di që është e vështirë t’i luash ndeshje të tilla. Për të fituar eksperiencë duhet të marrësh edhe shuplaka të tilla dhe të ndjekësh rrugëtim të tillë. Kur nuk luan ndeshje të këtij niveli, do të flite gjithmonë për mungesë eksperience. E pranueshme, edhe unë kur isha 21 vjeç kam luajtur ndeshje negative.

“Kthimi në Angli? Më mirë të mendojmë për Xhenoan, sepse është ndeshje me shumë rëndësi, pastaj mendojmë për kthimin ndaj Arsenalit.

“Problemi kryesor ndaj Arsenalit? Ata depërtonin shumë lehtë në qendër të mbrojtjes, kohët e fundit shumë rrallë kishte ndodhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *