“Iu kujtohet Euro2016?’! Askush nuk e ka vendin të sigurt në Kombëtare, Gega: Lorik Cana ishte kapiten, e pa ndeshjen e tretë nga stoli

Gjithmonë e më shumë po afrohemi me Euro24. Fillimisht do të njohim listën e lojtarëve që do të shkojnë në Gjermani dhe më pas do të nisin diskutimet sa i përket 11 startuese, të paktën për ndeshjen e parë kundër Italisë.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, Skënder Gega, nuk sheh vende të sigurta titullari. Madje Gega ka sjellë një shembull shumë të mirë në këtë drejtim me Lorik Canën, kapitenin e përjetshëm të Kombëtares. Pasi shkoi me shirit kapiteni dhe u ndëshkua me karton të kuq kundër Zvicrës, Cana e nisi ndeshjen e tretë nga stoli pasi mbrojtësit e tjerë iu përgjigjeshin më mirë skemave të De Biazit.

“Nëse e mbani mend 2016 ishte kapiten te Shqipëria, por brenda katër ditësh ndryshoi historia. E pa që deri aty ishte, të jemi të qartë. Nga kapiteni që ishte lideri i Shqipërisë, e pa ndeshjen e tretë nga stoli. Prandaj janë edhe lojtarët e tjerë që ti i ke në dispozicion”, tha Gega. /Sport Ekspres/