Detaji i veçantë në rregullin e UEFA-s! 26 lojtarë nuk janë me detyrim, Shqipëria mund të shkojë edhe 23 futbollistë në EURO24

Pak ditë më parë u zyrtarizua lajmi se UEFA vendosi rregullin e ri para EURO24. Për shkak të ankesave të disa Kombëtareve, tani nuk do të jenë më 23 futbollistë, por 26 të tillë që do të thirren në këtë turne.

Silvinjo ishte kundër këtij rregulli të ri, kërkonte 23 lojtarë pasi sipas tij menaxhoheshin më mirë në skemat e lojës dhe nuk do të kishte mërzitje nga ata që do të qëndronin në tribunë dhe jo në stol. Megjithatë në rregullat e UEFA-s thuhet se 26 lojtarë nuk janë të detyrueshëm. Pra disa ekipe Kombëtare që do të kërkojnë të shkojnë me 23 lojtarë, lista e tyre do të pranohet dhe nuk është e detyrueshme që të shkohet me 26. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/