Gafa e Romës: Do ndeshemi me Liverpulin!

0

Më 2 maj Roma do përballet me Liverpulin. Të paktën kështu shkruante mbrëmë faqja zyrtare e klubit verdhekuq, që nxori edhe biletat në shitje, para se të korrigjonte gjithçka. Një gabim, natyrisht, sepse shorti hidhet mesditën e sotme dhe Roma mund të përballet me Liverpulin, por edhe me Bajernin apo Realin.

Një problem teknik në faqen e klubit italian, që u rregullua brenda pak minutash, por që u kap nga shumë tifozë dhe fotot kanë bërë xhiron e uebit. Nëse bie Roma-Liverpul në gjysmëfinale, do të bëhet nami…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here