Futbolli i Sabatinit: Nuk ka vetëm agjentë kriminelë! Pengu? Pastore, luante futboll ëndrrash!

0

Valter Sabatini është një ndër drejtorët sportivë më të suksesshëm të futbollit italian. Pasi kaloi disa probleme shëndetësore, 63-vjeçari është gati për të rinisur punën me Sampdorian dhe për të provuar përsëri emocionet e blerjes së ndonjë talenti të madh.

Në një prononcim për “Rai Tre”, Sabatini flet për futbollin, rolin e tij, negociatat me agjentët e lojtarëve dhe në fund tregon pengun më të madh të karrierës së tij. Ai është Havier Pastore, të cilin e zbuloi kur ishte pjesë e Palermos. Sabatini insistoi shumë, udhëtoi katër herë drejt Argjentinës për të bindur lojtarin dhe agjentët e tij dhe në fund fitoi konkurrencën me Milanin, Çelsin dhe Porton.

“Futbolli ka qenë më romantik më parë. Në futboll shoh gjithçka që mund të njihet në jetë dhe përtej saj. Të negociosh sot me agjentë lojtarësh nuk është kaq e vështirë. Jo të gjithë janë kriminelë, pasi ka dhe të ndershëm. Për të blerë një lojtar duhet të mbetem i hipnotizuar, duhet të emocionohem. E imagjinoj më parë atë që ai mund të dhurojë në fushën e blertë, sepse kjo është veçoria ime kryesore.”

Pengu më i madh? Havier Pastore. Ai luante një futboll ëndrrash, ka bërë një karrierë të mirë, por më pas pati një rënie dhe ia kam thënë një gjë të tillë. Mos të flasim dhe për Iturben dhe Dodo. Blerjet e dështuara? Kam dhe unë gabimet e mia. Ndonjëherë presim shumë nga lojtarët e huaj, por nuk është e thjeshtë të luash në Itali. Kam vuajtur shumë shitjen e disa lojtarëve kur isha te Roma, por në ato momente klubi kishte nevojë për para dhe ishte një problem për t’u zgjidhur”, përfundon Valter Sabatini.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.