(FOTOT) Neymar Jr’s Five Albania, mësohen 8 skuadrat finaliste!

0

Finalja e madhe do të zhvillohet në datën 1 qershor në Bulevardin e Vlorës, aty ku spektakli do të jetë i garantuar

Janë mësuar 8 skuadrat e para finaliste të turnet Neymar Jr’s Five Albania, kompeticion që ka si partner kryesor Digitalb. Në gjysmëfinalet e zhvilluara tek kodrat e liqenit artificial, ndeshja e parë ishte ajo mes ekipit Shqiponja dhe Valeta, ku këta të fundit arritën të fitonin pastër me rezultatin 3-0. Në ndeshjen e dytë ishte skuadra e Portland që arriti të fitojë po me rezultatin 3-0 ndaj Tigrat United duke avancuar më tej. Mjaft e bukur ishte dhe sfida mes ekipit të 5 Fantastikëve dhe Ujqërve të Dëborës, por në fund rezultati i buzëqeshi pikërisht ujqërve që fituan thellësisht 5-1.

Ekipi i Tiki Taka e përligji emrin që mban duke arritur që të thyejë skuadrën e The Team 4-0, dhe njëkohësisht duke hedhur kandidaturën për të fituar trofeun. Një tjetër skuadër e kualifikuar për në finalet e Neymar Jr’s Five Albania ishte dhe Furtuna, që fitoi ndaj FC Vlorës 5-0. Me të njëjtin rezultat edhe skuadra e Telekoms arriti që të kualifikohet duke fituar ndaj UKZKM.

Ndërkohë që dy sfidat e fundit gjysmëfinale ishin edhe ato më të ekuilibruarat. Ekipi që mban emrin e tenistit të famshëm Federer fitoi minimalisht 1-0 ndaj skuadrës GR 4. Më të njëjtin rezultat minimal u vendos edhe sfida tjetër ku skuadra e Hat Trick arriti të kualifikohej ndaj Fc Taneza. Në këtë mënyrë janë kompletuar edhe 8 skuadrat finaliste të Neymar Jr’s Five Albania 2018, më finalen e madhe që do të zhvillohet në datën 1 qershor në Bulevardin e Vlorës, aty ku spektakli do të jetë i garantuar

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.