Formacioni/ Shqipëria U-21 luan sot kundër Francës, ndeshja që nuk duhet lënë pa ndjekur

0

Shqipëria U-21 do të zhvillojë një miqësore gjatë mbrëmjes së nesërme kundër Francës U-21, përpara përballjes që do të zhvillojnë mes tyre Kombëtaret A. Trajneri Bushi nuk ka shumë diskutime sa i përket formacionit me mbrojtjen që është e sigurtë te lojtarët: Maloku, Bajrami, Mersinaj dhe Ndrecka dhe në portë Selmani.

Me vëmendje të madhe do të shihet qendërmbrojtësi Bajrami, kapiteni i Birminghamit U-23 dhe që ka debutuar me Birminghamin A. Nuk është hera e parë që Bajrami do të luajë me Shpresat tona, pasi ka shkëlqyer edhe në takimin kundër Turqisë u zhvillua në kryeqytetin tonë.

Mesfusha gjithashtu do të ndahet mes Shehut, Malës dhe Mucollit. Sa i përket sulmit, Kolaj dhe Imeri do të mbështesin Armando Brojën, që ka qenë i pandalshëm te Chelsea U-18. Një ndeshje që nuk duhet humbur pasi janë shumë futbollistë që premtojnë për të ardhmen e tyre te Shqipëria U-21. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.