Foli për madhështinë e Juventusit, Solari i përgjigjet Ronaldos

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër CSKA-së së Moskës, Santiago Solari i’u përgjigj në distancë Kristiano Ronaldos. Ylli portugez kishte deklaruar se Juventusi është një skuadër më e përulur se Reali i Madridit.

“Të qënurit i përulur është një vyrtyt i të mëdhenjve dhe skuadra e Realit është e madhe dhe e përulur”, u përgjigj trajneri i “Los Blankos”. Por, edhe pse kjo deklaratë mund të ngjasonte me një polemikë, Solari nuk i kurseu fjalët e ëmbla për CR7, të cilin e vlerësoi si një legjendë të përjetshme të klubit madrilen.

“Kristiano është i yni përgjithmonë, por ndjenjat e tij nuk mund ti gjykojë askush. Ne ndërkohë jemi të përqendruar te sfidat që kemi përpara. Shansi për të fituar La Liga-n, Champions apo Botërorin për klube më emocionon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *