Flet heroi i Laçit, Selmani: Pikë me vlera, ja pse portierët nuk preferohen shumë

Gentian Selmani është një nga portierët më të mirë në Superiore dhe kapiteni i Laçit i tregoi dhe sot cilësitë e tij. Gardiani i bardhezinjve mbajti të paprekur portën kundër Kukësit dhe ishte i mrekullueshëm në më shumë se një rast.

Pika dhe paraqitja e ekipit e kënaq 20-vjeçarin, i cili flet dhe për të ardhmen e tij në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” dhe komenton dy afrimet e fundit në repartin ofensiv.

BARAZIMI – “Po, mendoj se ishte diçka pozitive ndeshja e sotme. Një pikë është rezultat i drejtë, pasi Kukësi kishte shumë mundësi, ashtu siç edhe ne, që krijuam disa raste të pastra.”

ARDHJET – “Po, janë bërë dy afrime, por akoma nuk kanë ardhur në Shqipëri. Kanë problem dokumentacionin, por shpresoj që kur të vijnë, të jenë sa më rezultativ për ne.”

E ARDHMJA – “Është e vërtetë, për portierët ka më pak oferta. Të gjithë kërkojnë sulmues, pasi zgjidhin ndeshjet. Unë do të vazhdoj të stërvitem dhe do të jap maksimumin në çdo ndeshje, në çdo stërvitje dhe shpresoj që të shikohem dhe unë. Në çdo ndeshje, unë duhet të paraqitem sa më mirë dhe të ndihmojë Laçin, pastaj nuk i dihet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *