Firmë dhe prezantim, Tomislav Bushiç nis kapitullin e ri

Tomislav Bushiç e mbylli me marrëveshje bashkëpunimin me Flamurtarin, që e la të lirë sulmuesin. Gjithsesi kroati pret të paguhet për pjesën që ishte në Vlorë. Tashmë ai do të mbrojë ngjyrat e Teutës dhe një ditë më parë shkoi menjëherë në Durrës.

Bisedimet shkuan mirë dhe Bushiç për “SportEkspres.com” shkurtimisht thoshte: “Jam lojtari më i ri Teutës”. Sot ka ardhur edhe prezantimi nga ana e klubit durrsak, që ka postuar edhe fotot e sulmuesin me fanellën e “Djemve të Detit”.

“Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Tomislav Busiç është përforcimi i dytë zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 32-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit”, njofton klubi durrsak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *