Finalja me Karabakun, bileta Superioreje nga Partizani

0

Partizani luan më 10 korrik ndeshjen e parë në Champions League kundër Karabak, ndërkohë që klubi i kuq ditën e sotme ka publikuar informacionet e nevojshme për shitjet e biletave, që do të nisin nga dita e premte në biletarinë pranë stadiumin “Selman Stërmasi”.

Çmimet janë normale, sikurse në kampionat. Kështu, në tribunën kryesore, një biletë kushton 1000 lekë, kurse në tribunat e tjera 300 lekë. Orari nuk është më i miri i mundshëm, pasi sfida luhet prej orës 17:30 dhe temperaturat janë në disfavor.

INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
“SELMAN STËRMASI” – DATË 10 KORRIK, ORA 17:30

FK PARTIZANI – KARABAK FK

Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 – 1 000 Lekë
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 300 Lekë

Shitja: Biletat do të mund t’i siguroni nga dita e premte (5 Korrik), sipas këtyre orareve:
paradite 10:00 – 13:00; pasdite 17:00 – 20:00, biletaria te “Selman Stërmasi”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.