Festimet me shqiponjë çmendin mediet serbe!

 

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ngarkesa politike që mori ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë për shkak të grupit të lojtarëve me origjinë shqiptare në përfaqësuesen helvete, nuk kishte si të mos sillte dhe reagime pas ndeshjes nga shtypi serb.

Por, festimet Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me simbolin e shqiponjës kanë bërë që në shtetin fqinj të ketë një “histeri” mëse të pritshme nga pjesa dërrmuese e portaleve. Një ndër mediet më të njohura në serbi, “telegraf.rs” e ka komentuar aktin e lojtarëve me titullin: “Provokim Brutal”. Ndërsa në përfundim të ndeshjes i njëjti portal shkruante:

“Gjyqtari dhe shqiptarët e Zvicrës na mundën”, madje medie si “Novosti” nuk janë kursyer as me detajet më mikroskopike si simbolet e flamujve në këpucët e Shaqirit dhe Behramit. “ŠIPTARSKA PROVOKACIJA!”, ishte titulli i tabloidit serb “informer”, ndwrsa “kurir.rs” i bënte thirrje FIFA-s tw dënonte Xhakën me Shaqirin për provokimet.

Por, një detaj interesant ishte se në komentet e këtyre artikujve ishin të shumtë qytetarët serbë, të cilët shpreheshin se këto lajme janë të panevojshme dhe se vëmendja duhet t’i kushtohet lojës së dobët tw përfaqësueses serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *