Europa League, zbulohen rivalët e mundshëm për ekipet shqiptare

Nesër në mesditë do të hidhet shorti për turin e parë kualifikues në Europa League.

Sot janë përcaktuar vazot për ekipet shqiptare, prej ku do të dalin rivalët e turit të parë, që do të luhet më 12 dhe 19 korrik.

Partizani do të ketë një rival të ndërlikuar, sido që të shkojë, por që sot mund të shohë në veprim Mariborin në miqësoren ndaj Kukësit, sepse Maribori është një nga emrat e mundshëm që do të ketë përballë. Edhe Trençini sllovak apo Vitoruli rumunë janë ekipe shumë të vështirë, ndërsa Neftçi azer dhe Toboli kazak janë një mister total, por luajnë rregullisht në Europë.

Luftëtari mund të ketë derbi me Elis Bakajn, sepse një nga rivalët e mundshëm është Shahtjor Soligorsk. Ventspils dhe Hanfarjfjordur duken rivalë të kalueshëm.

Po ashtu, Laçi mund të ndeshet me Osijekun e Eros Grezdës dhe do të ishte mision tepër i vështirë. Ndoshta vetëm FK Sarajevo është rival i rangut tonë.

Nëse ka fat, Prishtina peshkon Fola Esh të Luksemburgut, ndërsa Shkupi mund të ndeshet edhe me Domzhalen e sulmuesit shkodran Rubin Hebaj.

RIVALI I MUNDSHËM I PARTIZANIT

Grupi 3

1 Maribor (SVN)

2 Tren?ín (SVK)

3 Viitorul (ROU)

4 Neftçi (AZE)

5 Tobol Kostanay (KAZ)

RIVALI I MUNDSHËM I LUFTËTARIT

Grupi 5

1 Hafnarfjördur (ISL)

2 Nordsjælland (DEN)

3 AIK (SWE)

4 Ventspils (LVA)

5 Shakhtyor Soligorsk (BLR)

RIVALI I MUNDSHËM I LAÇIT

Grupi 6

1 Osijek (CRO)

2 Maccabi Tel-Aviv (ISR)

3 FK Sarajevo (BIH)

4 Anorthosis Famagusta (CYP)

5 Kairat Almaty (KAZ)

RIVALI I MUNDSHËM I PRISHTINËS

Grupi 1

1 Žalgiris Vilnius (LTU)

2 Molde (NOR)

3 Nõmme Kalju (EST)

4 Fola Esch (LUX)

5 Slavia Sofia (BUL)

RIVALI I MUNDSHËM I SHKUPIT

Grupi 2

1 Domžale (SVN)

2 Gabala (AZE)

3 Dinamo Tbilisi (GEO)

4 Rangers (SCO)

5 Apollon Limassol (CYP)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *