Eliminimi nga Besëlidhja, tifozat e Partizanit nuk e përtypin dot: Turp i madh, ku i keni sulmuesit?

0

Partizani është eliminuar nga Besëlidhja në Kupën e Shqipërisë, teksa pavarësisht fitores me rezultatin 3-1, nuk kanë arritur dot që kualifikohen në turin tjetër. Kjo pasi të kuqtë kishin humbur në shifrat 3-0 në transfertën e parë, atje ku i surprizuan të gjithë.

Tripleta e Bruno Telushit nuk ka mjaftuar në përballjen e sotme, ndërsa asnjë prej sulmuesve të Partizanit nuk e ka përshëndetur rrjetën. Kjo ngre pikëpyetje të madhe për formën që ata po tregojnë, pasi nuk po arrijnë të shprehin veten në fushë. E ashtu siç edhe pritej, tifozët e kampionëve të Shqipërisë nuk mund ta përtypin dot këtë eliminim, duke e cilësuar në faqen zyrtare të Partizanit si një turp të madh dhe duke kërkon llogari për mungesën e golave nga lojtarët që e kanë për detyrë që ta bëjnë një gjë të tillë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.