“Nuk është faji jonë që erdhëm dhe fituam”, Isli Hidi flet për tifozët e Laçit: Ofendime për turp

0

Bylisi ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shipërisë. Pavarësisht humbjes 3-2 në Laç, ballshiotët vazhdojnë në fazën tjetër për shkak të fitores me shifrat 2-0 në përballjen e parë mes këtyre dy ekipeve. Protagonist në këtë takim ishte padyshim edhe Isli Hidi. Ky i fundit përveç detyrës së tij portier ka kryer edhe rolin e sulmuesit, duke shënuar nga penalltia.

Në një prononcim pas ndeshjes për “Supersport”, kapiteni i mallakastriotëve është shprehur se tifozët duhet t’i vlerësojnë për gjithçka që japin në fushë. Madje shton se nuk është aspak faji i tyre që fitojnë ndaj kundërshtarëve dhe një gjë e tillë duhet të pranohet nga tifozët e Laçit. Në fund tregon se ky kualifikim rikthen edhe një herë tjetër atë Bylis që jemi mësuar ta shohim në gjysmën e parë të sezonit.

“Humbja është një gjë që shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë. Nuk e kemi ne fajin që vijmë këtu dhe fitojmë. Prandaj tifozët duhet të kenë më tepër ndërgjegjësim, pasi në Laç ka disa ofendime që janë për turp. Na vlerësoni për atë që japim në fushë. Ky kualfikim me Laçin tregon se jemi sërish ai Bylisi i dy fazave të para të kampionatit”, ka përfunduar Isli Hidi./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.