Edhe “qielli qau” për këtë Kroaci

0

Talent pa kufi, eksperiencë e jashtëzakonshme dhe lojtarë që luajnë të gjithë në nivele shumë të larta. Një skuadër që hyri në Botërorin 2018 në “majë të gishtave”. Të mendosh që në turneun në Rusi, rrezikuan të mos shkonin.

Të përfshirë në grup me islandën, Ukrainën, Turqinë, Kosovën dhe Finlandën në kualifikuese, përfaqësuesja kroate po kalonte formën më të dobët në ndeshjet e fundit. E pabesueshme për një ekip me emra si Modriç, Rakitiç, Mandzukiç, Kaliniç, Brozoviç apo Perishiç.

U nevojit ndërhyrja e federatës, që shkarkoi trajnerin Çaçiç përpara duelit delikat me Ukrainën dhe ia besoi stolin “të panjohurit” Zlatko Daliç. Rezultati ishte mbresëlënës, me ekipin që siguroi një biletë në “play-off”, duke kaluar pa probleme Greqinë.

Më pas, pjesa tjetër është histori. Fituese me pikë të plota e grupit ku luanin edhe Argjentina, Islanda e Nigeria. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, duke mposhtur Danimarkën, Rusinë dhe Anglinë, për të luajtur deri në finalen e Kupës së Botës.

Një skuadër që dinte të vuante dhe të fitonte, me kualitet të jashtëzakonshëm. Aq sa u cilësua ekipi me mesfushën më të mirë me emrat si Modriç, Rakitiç e Perisiç. Por, nëse ballkanasit buzëqeshën pas fitoreve me penallti ndaj Danimarkës e Rusisë dhe suksesit në shtesë me Anglinë, fati i braktisi në finale.

Gola të pësuar nga episode. Mandzukiç i pari lojtar që shënon autogol në finale, me Pogba që nga pozicioni jashtë loje u tregua i aftë ta shqetësonte. Më pas 11-metërshi i diskutueshëm i akorduar për prekjen e topit me dorë nga Perishiç, apo dy golat e pësuar ku Subashiç thjesht u “zhduk” në portë.

Pa asnjë dyshim që për atë që tregoi dhe emocionet që dhuroi, Kroacia meritonte diçka më tepër. E gjithë bota ëndërronte mrekullinë e një vendi të vogël që realizonte sipërmarrjen më të madhe futbollistike. Fati thjesht nuk donte.. Këtë e tregoi edhe koha, me rreshjet e shiut në Luzhniki të Moskës, që nisën krejt papritur në momentin e dorëzimit të medaljeve. Edhe qielli qau për Kroacinë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.