Edhe një shqiptar te Lacio, Tare merr sulmuesin e Bajernit

Igli Tare bën një tjetër goditje, që i përket së ardhmes dhe mund të jetë një fat i madh edh e për kombëtaren shqiptare.

Sot Lacio ka firmosur me sulmuesin Progon Maloku, shqiptar i cili ka qenë pjesë e Bajernit të Mynihut, me ekipin U 17.

Pjesë e Shqipërisë U17, Maloku ka vendosur të kalojë te Lacio, ku do të jetë pjesë e ekipit U19.

E ardhmja e tij duket e shkëlqyer, por nuk duhet menduar se tashmë kemi një futbollist të përfunduar dhe gati për Shqipërinë e së ardhmes, sepse do të duhet shumë punë e durim për të bindur e për të bërë rrugë, ashtu si Thomas Strakosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *