E plotë/ Reja nuk i druhet ndeshjes në Francë: Turqia i mundi, përse ne të mos dalim me pikë?

0

Shqipëria e ka bërë publike listën e saj kundër Francës dhe Islandës. Shumë ndryshime vihen re, atje ku në veçanti shihet lënia jashtë e Armando Sadikut dhe Eros Grezdës. Trajneri Reja ka folur mbi këto ndryshime mbi lojtarët e thirrur, ndërsa shprehet se sulmuesi i Levantes nuk është ftuar pasi nuk po luan me skuadrën, pavarësisht rëndësisë së madhe që ka në Kombëtare.

“Kemi disa ndryshime në listë, rikthimi i Manajt që ka qënë edhe më parë. Për të mos harruar edhe Klaus Gjasulën, që ka fizikun që ne na duhet për këto ndeshje europiane. Gjithashtu edhe Egzon Binaku, që në ndeshjet e fundit ishte i dëmtuar.

Kumbulla ka shumë prespektivë dhe do ta mbajmë në mbikqyrje për rritjen e vazhdueshme. Mbase nuk është 100% i pjekur si lojtar, por do ta kemi parasysh deri në rritjen e tij si futbollist. Do të doja të shikoja edhe Keidi Baren, që ka filluar të jap më të mirën te Malaga.

Siç e shikoni kemi shumë lojtarë të rinjë në këtë listë. Federata më ka kërkuar rezultate sa më të larta, por edhe rinovimin e ekipit. Armando Sadiku dihet që është një lojtar shumë i rëndësishëm te Shqipëria, por thjeshtë nuk po luan me skuadrën e tij. Çekiçin e kemi ndjekur dhe ka pasur rendiment të mirë, por duhet të bëja një zgjedhje mes lojtarëve të vjetër që kanë dhënë kontribut të madh dhe atyre që unë i njoh.

Franca dihet që ka nivel më të lartë se Shqipëria. Nuk lëshojnë në asnjë drejtim dhe do të jetë e vështirë për të dalë në sulm. Në lojë duhen lojtarë që njihen mirë me njëri-tjetrin, për të qënë sa më të kolauduar. Jam pak i shqetësuar me minutazhin e lojtarëve. Gjithsesi në të njëjtën situatë ndodhet edhe Franca pasi ka pak ditë që kanë nisur kampionatet.

Më bëhet qefi për fjalët e Deshamp se thotë se do të jetë e vështirë ndaj Shqipërisë, por e bën edhe për të motivuar lojtarët. Gjithë lista e përmendur nga ana jonë janë aktivizuar në ekipet e tyre. Nuk kemi marrë futbollistë që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje të vetme.

Mungesat e Francës? Mjafton të kapësh një lojtar rastësor dhe ai do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Ne duhet të luajmë me dy porta dhe jo vetëm me një portë. Askush nuk e priste që Turqia të mundte Francën, por ndodhi. Atëherë kush tha që Shqipëria nuk mund të përsëris të njëjtën gjë, për të dalë me pikë nga kjo transfertë?

Që kur kam marrë Shqipërinë, kam parë se nuk kishim një ekip në kulmin e tyre. Por vazhduan të stërviteshin me kënaqësinë më të madhe. Dua që lojtarët e mi kur të dalin nga fusha të kenë shpenzuar 100% e tyre.  Basha më ka ndihmuar që të kuptojë më mirë situatën e Kombëtares pas largimit të Panuçit, që nuk ishte aspak e mirë. U tregua një njeri i madh, por e kuptueshme që do të shoh aspekte të tjera në këtë moshë”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.