E Para dhe e Dyta: 11 sfida, ka finale dhe… “shëtitje”

0

Ndeshje të shumta sot, në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Oraret e zhvillimit të tyre do të jenë të ndryshme, teksa veçohet Vllaznia që për shkak të transmetimit televiziv zbret në fushë prej orës 15:00 dhe përballë do të ketë Korabin, në një ndeshje festive. Shkodranët kanë siguruar rikthimin në Superiore.

Sfidat e tjera luhen prej orës 16:00 dhe Erzeni-Besëlidhja është një nga sfidat interesante për vendin e dytë në grupin A. Dinamo është pushim. Në Play-out luhen finale si Shënkolli-Burreli dhe Veleçiku-Iliria. Këto sa i takon grupit A, pasi në grupi i pesëshes së dytë luajnë nesër.

Në grupin B, zona Play-off, ndeshjet e sotme duken se do luhen vetëm në respekt të kalendarit. Bylisi pret në Ballsh skuadrën e Lushnjes, ndërsa Besa në Kavajë Egnatian. Sikurse dihet, verdhezinjtë nuk do të kenë mbështetjen e publikut.

KATEGORIA E PARË / Java 24

Grupi A | Play-off
E shtunë, më 20 prill 2019
Ora 15:00 | Vllaznia-Korabi
Ora 16:00 | Erzeni-Besëlidhja
Dinamo pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, më 20 prill 2019
Ora 16:00 | Veleçiku-Iliria
Ora 16:00 | Shënkolli-Burreli
Vora pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, më 20 prill 2019
Ora 16:00 | Bylis-Lushnja
Ora 16:00 | Besa-Egnatia
Oriku pushim

Ndërkohë, në Kategorinë e Dytë sot zhvillohen pesë ndeshje. Në Grupin A, Kukësi B përballet në Pezë-Helmës me Internacionalin, si pritës në shtëpinë e këtyre të fundit. Sopoti-Spartaku është sfida më delikate e ditës, dy skuadra që kërkojnë ngjitje në renditje. Tirana B do tentojë t’i largohet fundit dhe sot luan kundër Klosit. Në Grupin B, në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, Naftëtari vendas pret Delvinën, ndërsa në Tepelenë, vendasit luajnë me Gramozin e Ersekës. Të gjitha këto ndeshje do të nisin në ora 16:00.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË – JAVA 22

Grupi A | Java 22
E shtunë, më 20 prill, ora 16:00
Kukësi B-Internacional
Tirana B-Klosi
Sopoti-Spartaku

Grupi B | Java 22
E shtunë, më 20 prill, ora 16:00
Naftëtari-Delvina
Tepelena-Gramozi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.