VIDEO | Westbrook magjik! Celtics të pandalshëm, Raptors marrin kryesimin

Pascal Siakam (30 pikë, 4 asiste, 11 rikuperime) dhe Kawhi Leonard (16 pikë, 4 asiste, 10 rikuperime) i kanë dhënë kryesimin Toronto Raptors ndaj Orlando Magic, pasi kanadezët triumfuan në ndeshjen e tretë të serisë së fazës “play-off” me shifrat 93-98. Një ndeshje e mirë edhe për Kyle Lowry, i cili shënoi 12 pikë, shërbeu 10 herë për shokët e skuadrës dhe rikuperoi 5 topa.

Indiana Pacers nuk i ka rezistuar dot Boston Celtics, teksa ka humbur edhe ndeshjen e tretë në serinë “play-off” dhe ndeshja e radhës është vendimtare. Pacers bënë më mirë vetëm në periodën e dytë, kur shënuan 15 pikë më shumë, dhe në fund gjithçka u mbyll me rezultat8in 96-104. Celtics bënë një ndeshje të shëmtuar, ndërkohë që Kyrie Irving ishte ai që spikati me 19 pikë, 10 asiste e 5 rikuperime. Jaylen Brown realizoi 23 pikë, kurse Jayson Tatum dhe Al Horford respektivisht 18 dhe 16.

Russell Westbrook (33 pikë, 11 asiste, 5 rikuperim) ka fituar betejën me Damian Lillard (32 pikë, 6 asiste,  4 rikuperime) dhe Oklahoma City Thunder ka mërrë kështu fitoren e parë kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 120-108. Russell pati mbështetje të madhe edhe nga shokët e skuadrës. Paul George shënoi 22 pikë, Jerami Grant 18 dhe Dennis Schroder 17.

Orlando Magic-Toronto Raptors 93-98 (1-2)
Indiana Pacers-Boston Celtics 96-104 (0-3)
Oklahoma City Thunder-Portland Trail Blazers 120-108 (1-2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online