“E kemi mbyllur me Marotën“, presidenti i Veronës prek çështjen Kumbulla: Lojtar i dorës së parë, e dimë çfarë duam

Marash Kumbulla luajti mbrëmjen e djeshme përballë një prej klubeve që është përfolur gjatë për një transferim të tijin. Mbrojtësi shqiptar kishte detyrë ne vështirë të mbulonte Lukakun dhe më pas Martinez. Pas ndeshjes në mikrofonin e “Sky Sport“ ka folur vetë presidenti i Veronës, Seti, i cili e ka të qartë se çfarë kërkon këtë merkato nga lojtari shqiptar.

“Kumbulla? E kemi mbyllur me Marotën (qesh). T’i lëmë mënjanë shakatë, ai është një lojtar i dorës së parë. Janë shumë ekipe të interesuara, koha është aty ku do të bëjmë gjithçka me qetësi. Ne e dimë se çfarë duam të arrijmë. Një lojtar i rëndësishëm që vjen nga sektori i të rinjve që duhet të vlerësohet në mënyrën e duhur. Vlera u rrit pas ndërprerjes? Jo edhe aq shumë …”, ka thënë presidenti Seti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *