E fundit/ Plotësohet ëndrra e madhe e Plisave, Josa largohet zyrtarisht nga Prishtina

Mirel Josa e ka shkëputur përfundimisht marrëdhënien me ekipin e Prishtinës. Trajneri shqiptar është larguar pas një nisje sezoni aspak të mirë, ndërsa mbështetjen e Plisave e kishte humbur prej kohësh.

Tifogrupi më i madh që mbështet Prishtinën, kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Josës. Së fundmi nëpërmjet një reagimit të kryesisë së klubit për “KTV”, Afrim Muçiqi deklaron se marrëveshja me Josën u ndërpre në mënyrë paqësore.

“Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi ndarë në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjellur deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”, ka thënë Muçiqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *