E fundit/ “Jam mirë”, reagon për herë të parë lojtari i prekur i Juventusit: Ky virus nuk bën asnjë dallim

Një lajm që tronditi jo pak futbollin italian ishte dalja e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Ruganit, pozitiv sa i përket testit të Koronavirusit. Kjo solli izolimin e menjëhershëm të klubit të bardhezinjve, por njëkohësisht edhe të Interit, ekipit që u ndesh me ta vetëm tre ditë më parë.

Për herë të parë ka reguar edhe lojtari i prekur i bardhezinjëve, për të qetësuar të gjithë tifozët. Në një Itali dhe botë të mbërthyes mes panikut, jeta do të triumfojë sërish. Ndërkohë Rugani shkruan nga rrjetet sociale se është mirë në gjendjen shqetësore, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të ndërgjegjsohen dhe të bëjnë kujdes për të respektuar rregullat. /Sport Ekspres/

“Ju do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, unë jam mirë.

Unë u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *