E çuditshme, Arturo Vidal bëhet me… vëlla

Arturo Vidal kërkohet nga Interi, por me shumë gjasa do të rinovojë në Mynih. Megjithatë, nuk ka vetëm lajme merkatoje për Vidalin, pasi, nga shtëpia e tij në Kili vijnë lajme të mira dhe të çuditshme. Kështu, mesfushori kilian do të bëhet me vëlla.

Babai i tij, Erasmo, i cili është i divorcuar nga nëna e Arturos, do të bëhet me një tjetër djalë, që do të lindë më 10 gusht dhe do të quhet Kristofer Isak.

Erasmo është tani i martuar me një 20-vjeçare, ndërsa vetë Arturo ka 3 fëmijë. E pabesueshme, vëllai i Vidalit është më i vogël se nipat e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *