E bukura dhe bisha…

0

“Brazili i Europës” kundër britanikëve të vetëm që kanë “mbetur ende” në Europë pas “Brexit”. Uellsi i Bejlit dhe zemrës së madhe, do të tentojë mrekullinë, Ronaldo do trofeun me Portugalinë

Kristiano Ronaldo kundër Garet Bejl? Ndoshta, por jo edhe aq… Portugalia kundër Uellsit do të jetë një animim i filmit me kartona “E bukura dhe bisha”, që na ka bërë të gjithëve të dashuroheshim me faktin se, brenda vetes, çdokush mund të ketë mirësinë që pamja e jashtme nuk e prezanton, ose dashakeqësinë që pamja e jashtme nuk e shfaq… Eshtë një moral përralle që kemi mësuar tashmë, por që në futboll ka një tjetër mesazh: në fushë, flet topi, flet dëshira, grinta, zemra, guximi dhe, në fund, shumë pak, talenti dhe fati. E nëse gjysmëfinalja e këtij Europiani është Portugali-Uells, kjo s’do të thotë se ekipet që do ta ndjekin nga divani i shtëpisë apo nga pushimet, kanë qenë të pafata dhe kanë dalë jashtë turneut,por sepse këto dy skuadra e kanë merituar.

Paxhinone

“Qëllimi justifikon mjetet” thoshte Makiaveli. E ndërsa Portugalia e ka zbatuar me përpikmëri, duke u treguar një llogaritare e zonja, me pesë ndeshje të barazuara në 90 dhe 120 minuta, por dy të fituara me penallti, kjo s’do të thotë se ka marrë diçka që i kanë falur, por diçka që ka dashur. E bukura, pikërisht ajo, Portugalia, me Ronaldon si figurën sublime, do të tentojë të arrijë sërish finalen, ashtu si në 2004-n, duke synuar, këtë herë, trofeun që është kthyer në një “kimerë”. Ronaldo, deri tani vetëm dy gola, duhet të dalë nga faza embrionale dhe të tregojë se nuk është më kot futbollisti më i mirë në botë, bashkë me Leo Mesin. E ndërsa pikërisht rivali i tij, me Argjentinën, i dha fund, duke dështuar edhe në Kupën e Amerikës, kjo s’duhet të jetë një alibi për CR7 që edhe mund të zhgënjesh tifozët e ty, por një stimul për të dhënë edhe më shumë. Portugalia e talenteve, sigurisht, si Renato Sançes, si Andre Gomes, Danilo e kështu me rradhë, por edhe e një grupi që ka shumë harmoni.

Që ka gjetur një Nani në formë botërore, që ka një Mutinjo që frymëzon lojë. Përballë, “bisha” Uellsi… Ajo skuadër që nuk ta merrte mendja kurrë se do të mbërrinte deri këtu. Ajo që mban ende “flamurin” e Britanisë në Europë, edhe pasi këta të fundit janë tërhequr nga marrëveshja e BE me një “Brexit” thuajse dramatik. Politika është poltikë, futbolli është futboll, këtu komandon zemra, dëshira dhe ëndrrat. Uellsi dhe uellsianët janë gati të vazhdojnë të shkruajnë faqe të tjera në një libër që do të jetë një pikë referimi për shumë breza. E ndërsa Bejl është ylli, “universi” është boshti i skuadrës.  Nga portiere Henesei, te sulmuesi Robson-Kanu, historia e të cilit të ngjan me atë të një filmi. Në mes, Ledlli, ai që shtyn dasmën, sepse ka për të shkruar historinë me kombëtaren e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image