Harroi dhe i dha tifozit topin historik që mund të vlejë miliona, klubi hyn menjëherë në negociata për ta marrë mbapsht

Një situatë e pabesueshme ka nodhur në SHBA. Tom Brady, një nga lojtarët më të njohur të futbollit amerikan, arriti rekordin e 600 “touchdoën”-eve në karrierën e tij. Një moment historik ky për të, që ka pasur edhe surpriza pas përfundimit të ndeshjes. Shoku i tij i skuadrës, Mika Evas, harron se në dorën e tij kishte topin me të cilin Brady vendosi rekordin dhe ia jep atë njërit prej tifozëve që gjendej pranë.

Nuk ka zgjatur shumë që klubi ta vërë re diçka të tillë dhe menjëherë kanë nisur negociatat me tifozin për ta marrë mbapsht. E sigurisht, marrëveshja nuk ka qenë e lehtë. Brady Kennedy ka marrë si shkëmbim 2 fanella dhe një helmetë me firmat e Brady-t dhe Mike Evans, 1000 dollarë për ti shpenzuar në dyqanet e klubit, abonime falas për këtë sezon dhe atë të ardhshmin si dhe një monedhë bircoin me vlerën 63 mijë dollarrë të dhuruar nga vetë Tom Brady.

Patjetër që tifozi në fjalë nuk ka dalë i humbur nga kjo situatë, por nuk krahasohet me atë çfarë futbollisti e klubi mund të përfitojnë në të ardhmen. Sipas themeluesit të “Golden Auctions“, topi me të cilin Brady arriti rekordin e tij historik mund të shitet në ankand për një vlerë që nis nga të paktën 500 mijë dollarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online