E votuan vetë tifozët, goli i Ernest Muçit përzgjidhet si më i mirë i vitit 2023

Legia e Varshavës ka publikuar përmes faqes zyrtare në ‘web’ rezultatet e votimeve të tifozëve sa i përket katëgorisë ‘Më të mirët e vitit 2023’. Në listën e fituesëve gjendet edhe emri i Ernest Muçit. Tifozët e Legias së Varshavës kanë votuar golin e tij si më të bukurin për vitin 2023.

Bëhet fjalë për golin që sulmuesi shqiptar i shënoi Aston Vilës në Europë, në ndeshjen e cila u luajt në Angli. Ish-lojtari i Tiranës goditi me mjaft klas me të djathtën e tij në hyrje të zonës dhe e ndali topin në trekëndësh. Një ekzekutim i përsosur, që ka marrë edhe pëlqimin e tifozëve të Legias së Varshavës për të përzgjedhur më të mirin e vitit që lamë pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online