E bujshme, Fenerbahçe kërkon talentin e Shqipërisë U21!

Shqipëria U21 barazoi me Turqinë më 7 shtator, ndërkohë që në stadium ka pasur skaut të ndryshëm që kanë parë edhe kuqezinjtë. Direkt pas ndeshjes u raportua në mediat turke që Esat Mala kishte përfunduar në radarët e Beshiktash, ndërsa tani del një tjetër emër në skenë.

Omar Imeri është ai që ka zgjuar interesimin e Fenerbahçes, madje pas ndeshjes së Shqipërisë U21 janë takuar me vetë futbollistin e Shkëndijës së Tetovës. Gjithçka raportohet nga mediat turke, konkretisht nga Televizioni Shtetëror i Turqisë.

Futbollisti 19-vjeçar u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut, duke qenë protagonist. Ai është aktivizuar në 25 ndeshje (24 titullar) dhe ka shënuar 8 gola. Mesfushori ka edhe dy vite kontratë me Shkëndijën, që pret një ofertë zyrtare për ta shitur të riun e talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *