Dyer të mbyllura, Shqipëri-Kosovë nuk luhet në Zvicër

Lajmi i publikuar para pak ditësh në “Sport Ekspres” për refuzimin e Zvicrës që miqësorja Shqipëri-Kosovë të luhet atje është konfirmuar edhe zyrtarisht sot.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në një intervistë për KosovaPress ka bërë të ditur se miqësorja e planifikuar për t’u luajtur në Vintertur në fund të majit nuk do të zhvillohet aty.

Autoritetet zvicerane justifikojnë vendimin me frikën nga trazirat, çka është qesharake, sepse një ndeshje mes Shqipërisë e Kosovës është gjithnjë rast festë për gjithë shqiptarët nëpër botë dhe stadiumi do të vishej kuqezi, pak rëndësi ka kush fiton.

Tashmë po kërkohet një vend tjetër për zhvillimin e takimit, por askush nuk thotë pse nuk mund të luhet në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *