Duro mbyll merkaton, Karabeci, Hasani e Daja nuk priten më

Është folur prej javësh se Flamurtari kërkon mesfushorë me emër në Superiore, si Erando Karabeci, Edon Hasani e Asion Daja.

Vetë trajneri Duro ka pranuar se ka biseduar me të tre këta lojtarë, sapo përfundoi kampionati, por dy prej tyre kanë qenë të impenjuar në kupat e Europës, ndërsa Hasani ka kërkuar kohë. Për “Sport Ekspres” Duro pranon se tashmë afati i pritjes së përgjigjeve ka përfunduar dhe është e kotë që të vazhdohet zvarritja pa fund.

“Kam biseduar me tre futbollistët, kemi rënë dakord që gjithçka të diskutohet sërish deri në mesin e muajit korrik. Me sa shoh, të gjithë këta lojtarë po hezitojnë dhe nuk e kanë të lehtë të vendosin, ndaj nuk kam ndërmend t’i pres pa fund. Skuadra është thuajse e kompletuar, edhe në mesin e fushës kemi afruar disa lojtarë, ndaj nuk ka pse të presim pa fund”.

Sa për lëvizjet e ardhshme në merkato, Duro lë hapur një dritare vetëm për ndonjë okazion: “Në javët e ardhshme nuk do të nxitohemi. Nga java në javë mund të ketë lëvizje në treg dhe lojtarë interesantë që propozohen, ndaj duhet kujdes, mund të gjejmë ndonjë alternativë interesante, por natyrisht pa bërë shpenzime kolosale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *