Dritan Çuko: Zgjatja e kampionatit e tëpërt, sytë nga të rinjtë

Duke qenë se skuadra e Lushnjes u rendit në pesë skuadrat e para të Grupit B, në fazën e tretë ka dalë jashtë synimeve të saj për këtë sezon dhe ndjeshjet po i luan vetëm për ta respektuar kampionatin. Pushimi që u krijua nga bojkoti i arbitrave, për drejtuesit e skuadrës lushnjare është quajtur si i tepërt për skuadrën e tyre.

Këtë e deklaron për SportEkspres.com edhe zëvendëstrajneri Dritan Çuko, i cili thekson se  te skuadra e tyre po mendohet edhe për të ardhmen. “Ne jemi skuadër që kemi dalë nga objektivat dhe në ndeshjet e fazës së tretë nuk kemi motivimin e duhur. Zgjatja e kampionatit për ne është e tepërt, por gjithsesi jemi duke punuar edhe me të rinjtë.

Kjo pasi në përbërje kemi disa futbollistë me moshë të madhe që nuk japin shumë garanci për të ardhmen.  Në këtë fazë krijohet mundësia e aktivizimit të atyre futbollistëve që jo vetëm kanë pak eksperiencë, por janë edhe në moshë të re”, përfundon Çuko.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *