Dortmundi nuk është Interi, por Olainka tregon se nuk ishte rastësi

Slavia e Pragës ka luajtur ndeshjen e dytë për Champions League në këtë sezon. Nëse Interin arriti ta surprizonte në transfertë, me rezultatin 1-1 dhe madje duke i shkuar afër fitores, kjo histori nuk përsëritet me Dortmundin.

Madje edhe në ndeshjen që u zhvillua në shtëpi, por erdhi humbja me shifrat 0-2. Ekipi gjerman nuk i la shumë shpresa për një tjetër surprizë, megjithëse paraqitja e Slavias ishte pozitive. Më në veçanti për Peter Olainka, që pas atij goli ndaj Interit, ka qenë lojtari më i rrezikshëm kundër Dortmundit pavarësisht se nuk arriti të shënonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *