Donçiç: Në NBA është më lehtë të shënosh se sa në Europë

0

Talenti slloven Luka Donçiç i ka lënë të gjithë me gojë hapur me paraqitjet e tij në “NBA”. Basketbollisti i Dallas Mavericks ka dhënë një intervistë për medien spanjolle “moviestar”, ku ka folur për ndryshimet midis basketbollit në Europë dhe në NBA.

NBA DHE EUROPA – “Këtu (në NBA) është më e lehtë të shënosh krahasuar me Europën dhe kjo s’do mend. Në Europë fusha është më e vogël dhe nuk përdoret rregulli i 3 sekondave. Prandaj them se është më e lehtë të shënosh në Amerikë”.

Lebron James tha se do të dëshironte t’u kishte në skuadër. Si u ndjetë kur e dëgjuat këtë ? – “E mbaj mend atë intervistë. Ishte diçka speciale për mua. Së pari ishte speciale të luaja kundër tij, ndërsa fjalët e mëpasshme të  Lebronit e bënë akoma më speciale atë ditë”.

Mungesa e një ftese në skuadrën “All-Star” – “Doja të isha pjesë dhe u zhgënjeva shumë kur më thanë se nuk kishte vend për mua. Rëndësi kanë njerëzit që votuan për mua. U impresionova dhe kjo është ajo çka ka më shumë rëndësi për mua. Ndoshta vitin tjetër”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg