DIREKT/ Tirana drejt Superiores, Greca vendos në Ballsh

Tirana ka mundësinë që të “hipotekojë” ngjitjen në Superiore, pasi ka ndeshjen direkte me Bylisin në Ballsh. Po bëjnë mirë të besuarit e Ze Marias, pasi po arrijnë që të fitojnë me golat e Bedri Grecës, me mefushorin që shënoi që në minutën e katërt fillimisht. Duhet përmendur se bardheblutë kanë shpërdoruar një 11-metërsh me anën të Erando Karabecit para golit të parë, pasi portieri vendas neutralizoi goditjen e mesfushorit kryeqytetas. Nëse skuadra nga kryeqyteti do të arrijë suksesin e radhës sot ngjitja në Superiore do të jetë vetëm formalitet. Greca ka realizuar dhe golin e dytë në të 27-ën, pas një pasimi perfekt të Dajës. Është kryeqytetasi që vendos deri më tani.

DIREKT/ Bylis 0-2 Tirana

Shënues: Greca 3’, 27′

Në orën 16:00 do të luhen dhe tre ndeshje të tjera 

Ndeshjet e orës 16:00

Egnatia – Kastrioti

Erzeni – Dinamo

Apolonia – Tomori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *