DIREKT/ Kukësi kalon në avantazh, Guri i papërmbajtshëm

Një vit më parë Kukësi i rrëmbente titullin Skënderbeut në “Zeqir Ymeri”. Fati do që një vit më vonë Skënderbeu të ketë mundësinë për të dalë kampion pikërisht ndaj Kukësit në shtëpi. Një fitore sot do të bënte që titulli të ndryshonte duar. Kampionët në fuqi kurrsesi nuk duan që t’i shohin korçarët të festojnë pikërisht ndaj tyre dhe pritet një ndeshje pa presion dhe spektakolare, siç gjithnjë kanë dhuruar këto dy skuadra në vitet e fundit.

PJESA E PARË

Është mbyllur me rrejta të prekura pjesa e parë në Korçë mes vendasve të Skënderbeut dhe Kukësit. Një pjesë e parë e kujdesshme nga të dyja skuadrat që kanë pasur raste e tyre, por pa mundur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Miqtë kanë pretenduar për një 11-metërsh, ndërsa vendasit kanë pasur rastet më të mira me anë të Vangjelit dhe Souesë. Kukësi ka kryer dhe një zëvendësim në fraksionin e parë me teknikun Pakult që ka hedhur në fushë Peposhin në vendin e Kalesë.

Skënderbeu 0-1 Kukësi

Shënues: Guri 78′

GOLI

78′ – Guri ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe kalon verilindorët n?7 avntazh.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici (Abazi 88′), Lilaj, Osmani (Dita 62′), Muzaka, Gavazaj (Krasniqi 81′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. (Të gatshëm: Teqja, Vila, Nimaga, Gripshi).

Kukësi: Frashëri, Zhdriç, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi (Ethemi 87′), Musolli, Dzaria (Imami 85′), Kale (Peposhi 43′), Guri. Trajner: Peter Pakult. ( gatshëm: Koliçi, Sadiku, Joti, Balde).

Gjyqtarët: E. Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni, F. Xhemalaj.

Delegat: B. Çela; Vëzhgues: B. Kaimi.

Kartonë të verdhë: Mici 32′, Vangjeli 67’/ Musolli 18′, Kale 43′, Alla 90′

EPISODET

11′ – Kombinime të bukura mes Muzakës dhe Gavazajt, ky i fundit provon nga distanca, por neutralizon topin Frashëri pa problem.

12′ – Guri futet bbrenda zone dhe ndalet nga Aliti, gjithçka e rregullt p?7r gjyqtarin, por rast mjaft i diskutueshëm.

21’ – Vertikalizim i bukur për Souenë, por në momentin e fundit ndërhyn Alla dhe çon topin në këndore.

22′ – Aksion i bukur i vendasve, Muzaka ul një top për Souenë, por një devijim i Zhderiç i heq mundësinë për shënim lojtarit të Skënderbeut.

26′ – Vazngjeli tenton nga një pozicion diagonal, vendimtar Frashëri me ndërhyrjen e tij.

28′ – Kombinime të shumta mes Kalesë dhe Shkodrës, ky i fundit tenton nga distanca, por bllokohet nga një prej mbrojtësve vendas tentativa e tij.

33′ – Topi i gjatë për Souenë, e saktë ndërhyrja e portierit të Kukësit duke neutralizuar rrezikun.

40′ – Xhejms fton në qendër të zonës Souenë që lirohet dhe godet, topi shkon ngjitur me shtyllën. Rasti më i volitshëm për vendasit.

47’ – Lilaj rrëmben një top dhe pason nga pranë fundores, ndërhyn mbrojtja mike duke larguar rrezikun.

61’ – Harkim i bukur nga e djathta, Soue godet mirë me kokë, por Frashëri sërish zgjatet dhe kontrollon topin.

80′ – Ethemi provon nga distanca, i pafat mesfushori që godet shtyllën.

Koreografia e tifozëve të Skënderbeut 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *