Dinamo i gëzohet vendimit të Disiplinës, reagon klubi: Kemi lënë vendin e fundit në klasifikim

Shkumbini është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për këtë sezon, ndërsa ai i ardhshmi do e gjejë një kategori më poshtë. Dhuna ndaj gjyqtarit të takimit me Dinamon nuk është toleruar aspak, duke bërë që peqinasit të ndëshkohen maksimalisht për një gjë të tillë.

Klubi i Dinamos ka reaguar në faqen zyrtare në “Facebook”, ku bëjnë të ditur se tashmë blutë e kryeqytetit kanë lënë vendin e fundit në tabelën e renditjes. Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës i jep fitoren në tavolinë dinamovitëve, që tashmë janë në kuotën e 8 pikëve./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *