40 skedina të vendosura 2/1 nga vëllai i trajnerit, zbulohet gjithçka te ndeshja e trukuar në Kosovë

Një ngjarje aspak e mirë vjen nga futbolli në Kosovë, atje ku ka dyshime të forta për ndeshjen mes Trepçës dhe Fushë Kosovës e cila përfundoi në shifrat 0-1 në pjesën e parë, por u kthye në shifrat 2-1 gjatë pjesës së dytë.

“Kallxo.com” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Mitrovicës, për ndeshjen që ishte e vlefshme në xhiron 17 të Ligës së Parë të Kosovës. Në aktakuzën përfshihen tre zyrtarë të klubit nga Mitrovica dhe një i deleguari i Federatës së Futbollit të Kosovës për kurdisje të takimit. Më saktësisht të pandehurit janë: Fidaim Haxhiu, trajner te Trepça. Besim Haxhiu, nënkryetari i klubit, Kemal Dumnica, elegat në FFK dhe Fisnik Haxhiu, ushtron funksionet e sekretarit te Trepça.

Të gjitha emrat janë zbardhur nga media “Kallxo.com”. Në aktakuzën e prokurorisë, thuhet se i pandehuri Fidaim Haxhiu në cilësinë e trajnerit të Trepçës u ka thënë lojtarëve para ndeshjes se duhej të humbnin në pjesën e parë dhe të fitonin në të dytën, ashtu si edhe ndodhi.

Prokuroria gjithashtu pretendon që Bejadin Haxhiu, vëllai i trajnerit të klubit, ka vendosur 40 skedina 2/1 për takimin në fjalë dhe duke fituar 10.167.00 euro. Ndërkohë në atë ndeshje Trepça aktivizoi edhe një lojtar që nuk figuroi askund, e vetëdijshme se do të humbiste garën në tavolinë nga FFK, për t’ia kaluar trepikshin Fushë-Kosovës, pasi i nevojitej më tepër. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online