Di Françesko tërbohet me Romën: Të kisha mundësi, zëvendësoja gjysmë skuadre!

Dy skuadra, Roma-1 dhe Roma-2, në fushë: një e bukur, e vendosur dhe agresive në pjesën e parë, ndërsa tjetra e kundërta e asaj të parës, në pjesën e dytë. Kështu, trajneri Eusebiuo di Françesko, duke folur për ekipin e tij pas humbjes: “Nuk kuptoj se çfarë tentuam që të administronim në pjesën e dytë, por faktikisht pësuam dhe rrezikuam shumë pas një pjese të parë të luajtur mjaft mirë. Nëse do të ishte e mundur, do të ndryshoja shumë lojtarë, patëm një rënie të frikshme. Diferenca mes dy pjesëve është që në pjesën e parë kemi luajtur për të bërë keq, ndërsa në të dytën për të administruar por nuk e di se çfarë…

“Nuk jam aspak i kënaqur nga pjesa e dytë, mund të themi tonën në ndeshjen e kthimit, por ishte mëkat, sepse në 50 minutat e para mund të konkretizonim rastet e shumta të krijuara. Kemi pësuar nga një lojë e mbrojtësit të tyre, është diçka që më vjen keq dhe që më bezdis, por kjo nuk justifikon aspak fundin e ndeshjes, ku shkaktuam gabime vërtet të pafalshme dhe duke pasur në fushë, për çudi, futbollistë me karikaturë ndërkombëtare. Nuk mund të mendoj kurrë që jemi mendjemëdhenj sepse shënuam të parët”, u shpreh Di Françesko, duke vijuar më pas. “Roma nuk është mësuar që çdo vit të luajë finalen e Champions League, duhet të caktojmë dhe përkufizojmë nëse ishte një problem fizik ose jo. Në pjesën e dytë kemi bërë shumë gabime, sidomos në fazën e manovrës dhe ishim të pistë me topat e mbajtur”.

Diçka edhe për Xhekon, që nuk po kalon aspak periudhë të lehtë: “Jam i bindur se në të ardhmen, pra në vijim, do të na gëzojë pa masë, duke e nisur nga ndeshja e kthimit. Eshtë futbollist i rëndësishëm, ishte i aftë që dërgoi në rrjetë Ynder. Uroj që të gjejë golin pasi i duhet. Alison ende protagonist? Cilësia e tij më e mirë është që di të qëndrojë në portë dhe kthen edhe goditjet e kundërshtarit si pritje të lehta, kur në fakt janë të vështira. Është esencial dhe efikas. Interpreton rolin ashtu si më pëlqen. Po tregon se është një portier i madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *