Dhjetë finalet e fundit të Botërorit, Bajern dhe Inter gjithmonë prezentë

Franca që kërkon të kthehet te lavdia pas dy dekadave apo Kroacia që kërkon triumfin e parë historik në Kupën e Botës. Finalja e 15 korrikut në Moskë do të zgjidhë dilemat, por përpara verdiktit fituesit moralë nuk mungojnë.

Ata janë Bajerni i Mynihut dhe Interi, dy skuadra që në dhjetë edicionet e fundit të Botërorit janë përfaqësuar gjithmonë me të paktën një lojtar në aktin final të turneut. Një traditë që zgjat plot 36 vjet dhe që u konfirmua edhe në Rusi.

Gjithçka nisi në Botërorin e vitit 1982. Italia fitoi trofeun, ndërsa nga Interi në fushë ishin Bergomi, Altobeli dhe Oriali. Këtë herë përfaqësuesit e zikaltërve janë dy kroatët Perisiç dhe Brozoviç, ndërsa siç duket edhe nga tabela, lojtari që numëron më tepër prezenca është “Fenomeni” Ronaldo, me dy finale të luajtura me Brazilin në vitet 1998 dhe 2002.

Lojtarët e Interit në dhjetë finalet e fundit të Botërorit
1982 Altobeli, Bergomi e Oriali
1986 Rumenige
1990 Brehme, Klinsman e Mateus
1994 Berti
1998 Zhorkajef dhe Ronaldo
2002 Ronaldo
2006 Materaci
2010 Shnajder
2014 Palasio
2018 Perisiç e Brozoviç

Edhe te Bajerni i Mynihut tradita nisi në Botërorin e vitit 1982, kur bavarezët u përfaqësuan në finale nga treshja Dremler-Preitner-Rumenige. Në edicionet në vazhdim në aktin final të Kupës së Botës kanë luajtur shumë emra të mëdhenj, ndërsa tashmë Bajerni përfaqësohet nga francezi Toliso. Të dielën në Moskë, për lavdi do të luajnë Franca dhe Kroacia, por edhe Interi e Bajerni ndihen me të drejtë pjesë e shfaqes më të rëndësishme në botë.

Lojtarët e Bajernit në dhjetë finalet e fundit të Botërorit

1982 Dremler, Preitner e Rumenige
1986 Mateus, Brehme, Hënes dhe Eder
1990 Augentaler, Kohler, Rojter
1994 Zhorzhinjo
1998 Lizarazu
2002 Kahn, Jeremis e Linke
2006 Sanjol
2010 Roben, Van Bomel e Brafheid
2014 Shvajnshtajger, Nojer, Myler, Lahm, Gëtce, Boateng e Kros
2018 Toliso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *