Devolli në prag feste, Lame: 90 minutat e fundit vulosin gjithçka!

0

Java e 26-të e Kategorisë së Dytë, sy e veshë do t’i ketë kryesisht në Bilisht, aty ku Devolli kryesues në Grupin B, do të luajë 90 minutat e fundit të sezonit ndaj Tepelenës. Teorikisht, devollinjtë mendohen favoritë për këtë sfidë, e cila nëse fitohet, e çon skuadrën automatikisht në Kategorinë e Parë. Po cila është situata te Devolli në prag të kësaj ndeshje? Portieri Daniel Lame deklaron për SportEkspres.com se gjithçka është gati për festë:

“Jemi në kulmin e këtij sezoni, ku 90 minutat e fundit për ne vulosin gjithçka. Ndeshja e radhës me Tepelenën është e vlerësuar në maksimum, nuk duam që të gabojmë në këtë moment kaq të rëndësishëm për të ardhmen tonë. Skuadra është e gatshme dhe këtë ndeshje nuk do të kemi asnjë mungesë. Fitore për të treguar se e merituam këtë sukses”, kështu deklaroi gardiani i portës së Devollit.

Por Lame kërkon edhe të sfidojë Tërbunin, teksa thekson se po mendojnë për ndeshjen finale për titullin kampion në Kategorinë e Dytë: “Pasi të kalojmë ndeshjen me Tepelenën, i gjithë fokusi ynë do të jetë për fitore në ndeshjen finale me Tërbunin. Synimi ynë është që ta fitojmë këtë sfidë e Kupën ta sjellim në Bilisht”, përfundoi portieri Daniel Lame i Devollit.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.