Karrierë e re për ish-trajnerin e Laçit, i bashkohet politikës

Bledar Sinella duket se do të lërë futbollin për t’iu bashkuar politikës. Ish-mesfushori ka drejtuar disa skuadra në karrierën e tij si trajner, të cilën e filloi te Besa. Pas një periudhe të suksesshme në krye të moshave të Besës, Sinellës iu besua dhe kreu i skuadrës A së kavajasve.

Në sezonin 2015-16, Sinella drejtoi Tomorin dhe pas aventurës në Berat, mori drejtimin e Laçit për pak kohë. Në sezonin 17-18, u rikthye te Besa e Kavajës, ndërsa në fillim të këtij sezoni, ishte trajner i Egnatias.

Partia e re politike, Bindja Demokratike, i ka besuar Bashkinë e Kavajës 48-vjeçarit Bledar Sinella, i cili duket se ka zgjedhur politikën për të vazhduar karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online