Deshamp emocionohet: Triumf i grupit, duam të harrojmë Euro 2016!

I lumtur, sigurisht, sepse Franca e tij ka arritur finalen e Botërorit, edhe pse ende nuk është thënë fjala e fundit. Si futbollist e ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998, por tani do të përpiqet ta bëjë si trajner i bluve…

Didier Deshamp, pas ndeshjes, u shpreh për TF1: “Është diçka e jashtëzakonshme. Jam vërtet i lumtur për futbollistët e mi, janë të rinj, por me karakter dhe mentalitet. Ishte e vështirë ndaj Belgjikës, por ky triumf i vogël është i gjithi për ne. Një triumf i forcës së karakterit dhe grupit, sidomos pasi shënoi një mbrojtës”.

“Kemi punuar shumë në aspektin mbrojtës, ndoshta mund të përfitonim më shumë sa i përket lojës tonë. Por, i ul kapelën lojtarëve dhe stafit tim. Do të luajmë ne këtë finale. Ndjej shumë krenari, kemi 49 ditë bashkë… Kanë ndodhur shumë gjëra, edhe më të vështira, por është jeta e grupit”.

“Finalja e vitit 2016, pra në Europian, ende nuk është kapërcyer, ka qëndruar në kujtesën tonë, në lëkurën tonë, ndaj duam të bëjmë që të harrohet. Tani, të presim kundërshtarin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *