“Derbi” i Zanetit: Inter, pa kufij. Ikardi si Krespo

0
Inter Milan's Argentinian defender Javier Aldemar Zanetti celebrates at the end of their Serie A football match AC Milan vs Inter Milan at San Siro Stadium in Milan on August 29, 2009. Inter Milan's won 4-0. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)

Ka ardhur momenti i derbit Inter-Milan. Një sfidë e gjitha kineze mes pronësive të dy klubeve milaneze dhe me shumë protagonistë të mundshëm në fushën e lojës. Në një “San Siro” të mbushur plot, të dielën në mbrëmje do të luhet 90 minuta shumë të rëndësishme për të dy palët. Zikaltrit do të kenë mundësinë të shkëputen nga kushërinjtë e tyre, ndërsa për kuqezinjtë do të jetë një ndeshje me vlerën e një sezoni. Ndërkohë, ish-kapiteni i Interit, Havier Zaneti, i cili sot është zëvendës president i zikaltërve, është argëtuar duke formuar ekipin më të mirë të të gjitha kohërave të Interit.

PA KUFIJ – “Interi i sotëm është një skuadër pa kufij. Mendoj se kemi një ekip të fortë që ka treguar se po bën një kampionat të jashtëzakonshëm. Madje, jo më kot ndodhemi në vend të dytë, me Juventusin. i vetmi që duket se po bën një kampionat më vete është padyshim Napoli. Por, mendoj se në këtë derbi nuk duhet ta mendojmë veten favoritë. Duhet të fitojmë dhe kaq. Sepse kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’u shkëputur”. Ndërsa, në lidhje me Ikardin ai ka thënë: “Më kujton Krespon. Mauro është një kapiten i vërtetë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image