Dëmtimi horror që e la jashtë fushave, Giorgio Chiellini rithehet ne kohë rekord

Giorgio Chiellini është grumbulluar në ekipin që do të udhëtojë në Riyadh, në Arabinë Saudite ku do të përballet me Lazion ditën e dielë, edhe pse vazhdon me trajtimin e gjurit të operuar.
Veterani  i “Zonjës së vjetër” e dëmtoi gjurin në një seancë stërvitore në gusht. Ky dëmtim ishte aq i rëndë, saqë thuhej se ai do të ishte 1 vit larg fushave, por kane kaluar vetëm 6 muaj dhe Giorgio grumbullohet në një ndeshje shumë të rëndësishme, që është e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Megjithatë klubi e bëri të qartë se mbrojtësi nuk do të luajë, derisa të rikuperohet plotësisht.

“Giorgio është grumbulluar , edhe pse ai nuk është i gatshëm. Megjithatë, kapiteni do të jetë një forcë e madhe për ekipin tonë, që kërkon të fitojë trofeun e parë për këtë sezon.- ka thënë në një deklaratë për shtyp një nga zyrtarët e Juventusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *