Egbo i jep gjithë kohën e botës Halilit, rastësia e la Tiranën në duart e sigurta

Sa shumë tension që kishte Tirana kur ekipit iu la trajnerit provizor që njëkohësisht është edhe i portierëve, Egbo. Ky i fundit do t’i merrte bardheblutë në derbi dhe atëherë kur askush nuk besoi, arriti të mposhte në derbi Partizanin me rezultatin 1-2 dhe të thyente mallkimin 5-vjeçar.

Gjithashtu edhe një fitore ndaj Flamurtarit, për të marrë 6 pikë në 2 ndeshje, aqsa Ahmataj nuk i grumbulloi të gjitha në aventurën e tij te Tirana. E parë në këtë këndvështrim, presidenti Halili qetësohet disi dhe ka gjithë kohën e botës për të vendosur.

Një tjetër vendim i nxituar mund të ishte keq për bardheblutë, sa i përket zyrtarizimit të trajnerit të ri në kushtet e emergjencës. Por me Egbo në krye askush nuk ka nevojë të nxitohet. Pikët maksimale merren nga një takim, por të gjithë e kanë të qartë se nuk do të jetë ky trajneri i parë. Halili duhet të vendosë për më të mirin e mundshëm dhe pa presionin e kohës, ndërsa Tirana nis të ngjitet në renditje gjithmonë e më shumë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online