Zyrtare/ Të ndjesh në maksimum futbollin nuk mjafton, Karlo Ançeloti e zëvendëson në “Premier League”

Karlo Ançeloti ka firmosur zyrtarisht në ekipin e ri, më saktësisht te Evertoni që ndodhet në “Premier League”. Trajneri italian ka nisur kështu aventurën e re, ndërsa firma në kontratë është hedhur deri në vitin 2024. Kohë e gjatë dhe e mjaftueshme kjo për të dhënë kontributin nga eksperienca e madhe në kampionatin anglez, për të tentuar maksimumin te një skuadër si Evertoni.

Vetëm pak kohë më parë drejtimin e ekipit e mori Duncan Ferguson. Ky i fundit e nisi në mënyrën më teksa e mori ekipin nga humbja 5-2 ndaj Liverpulit dhe fitoi në debutim 3-1 ndaj Chelseat. Te Ferguson u spikat dhe ndjeshmëria e madhe e ndeshjes së futbollit, ndërsa festonte si i çmendur pas çdo goli të shënuar. Por kjo nuk mjafton, kur si alternativë vjen për ta zëvendësuar një emër si Karlo Ançeloti, ndërsa Ferguson u pa si një zgjedhje provizore. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online